
Reperi i njohur Dardan i dha fund beqarisë me një ceremoni super sekrete mbrëmë, ku kusht ishte që të mos kishte asnjë publikim në rrjete sociale. Megjithatë, një video e shkurtër e shpërndarë në TikTok ka bërë që dasma të kthehet në kryetemë.
Në pamjet e publikuara, Dardan shihet i veshur me kostum tradicional shqiptar, ndërsa bashkëshortja e tij Hava, artistja boshnjako–turke, mbulohet me flamurin kuq e zi. Ky moment i veçantë ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke ndezur dhjetëra komente.
“Është dasma e tyre dhe mund të bëjnë çfarë të duan në atë ditë,” shkruan një komentues, duke marrë mbi 400 pëlqime. Një tjetër shtoi: “Ajo e bën këtë për burrin e saj, por të rinjtë ende nuk e kuptojnë.” Ndërsa dikush tjetër theksonte: “Këtë vit janë martuar madje edhe sipas traditës islame.”
Tani që pamjet janë bërë virale, martesa e Dardanit dhe Havës është kthyer në një nga ngjarjet më të përfolura të momentit, duke e vulosur përfundimisht dashurinë e tyre me një ceremoni që ka bërë jehonë përtej kufijve. /Prive By Liberta Spahiu
@userrr071249 Mister Dardy hat geheiratet #deutschrap #foryoupagе #dardan #hava #kosovo ♬ Originalton – .
Leave a Reply