
Ish-finalistja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj, ka dhënë një sesion pyetjesh-përgjigjesh për ndjekësit e saj në Instagram, duke folur me humor dhe ironi për eksperiencën brenda shtëpisë.
Për kujtimin më të bukur, ajo tha duke qeshur: “Kur i dhanë çmimin Lumbardh Salihut.”
Katër orë më pas, Shqipe realizoi një videocall me ish-banorët Adrin dhe Ilirianën, së bashku me fituesin Lumbardh, duke lënë të hapur edhe një takim të afërt mes tyre.
Në bisedë nuk munguan temat për marrëdhëniet me Lindita Halimi, me të cilën raporti ka qenë mes miqësisë dhe tensionit.
Leave a Reply