Bashkëshortes së Alban Mehmetit i ndodh e papritura gjatë pushimeve

Këngëtari i njohur Alban Mehmeti, pas një sezoni të ngarkuar me angazhime, ka zgjedhur të pushojë për disa ditë së bashku me familjen.

Ai ka udhëtuar drejt Turqisë me bashkëshorten Fjollën dhe tre fëmijët e tyre, duke shijuar detin dhe relaksin familjar,

Por duket se pushimet nuk kanë nisur pa “telashe” të vogla. Fjolla ka ndarë me ndjekësit e saj një moment komik, duke treguar se në nxitim e sipër ka harruar njërën nga këpucët.

“Kur më thonë qysh po ja del me tre fëmijë?’ – i harron gjysmën e sendeve, e bile-bile vjen me një papuç në det”, është shprehur ajo me humor në një postim në Instagram.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*