
Nuk mungoi edhe kundërpërgjigjja nga VLEN. Nga partia në pushtet, thonë se Bujar Osmanin në Çair e pret një humbje e pashmangshme dhe se qytetarët nuk do i besojnë më përrallave të reme. Për 20 vjet Bujar Osmani nuk ka realizuar asnjë projekt për komunën e as nuk ka ndihmuar ndonjë banor të Çairit por ka qenë aty vetëm për përfitime politike thonë nga VLEN.
Siç shtojnë, Osmani ka qenë i dyshuar në rastin gjyqësor “pacienti” dhe ka marrë amnisti për tenderë të paligjshëm. Ka disa raporte negative nga Enti Shtetëror për Revizion për shpenzime të paligjshme në vlera milionëshe si ministër i shëndetësisë ndërsa bashkë me Artan Grubin lejuan hyrjen e M-MTEL dhe kazinove serbe në Maqedoni.
Më 19 tetor, Çairi do të zgjedhë një njeri që njeh dhe zgjidhë problemet e qytetarëve, thuhet në komunikatën e VLEN. /Alsat.mk
Leave a Reply