Këngëtarja dhe reperi shqiptar bëhen prindër për herë të parë

Këngëtarja shqiptare Arta Hajra dhe partneri i saj, reperi Ardit Kantarxhiu, i njohur si Arday, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e kanë ndarë vetë në rrjetet sociale, ku kanë postuar disa fotografi të djalit të sapolindur.

“Mirëseerdhe në jetë, djali jonë i vogël! T’rujt Zoti i madh!”, shkroi Arditi në një postim, duke konfirmuar ardhjen në jetë të vogëlushit të tyre.

Momenti shënon një kapitull të ri për dy artistët e dashur për publikun shqiptar, të cilët tani do ta ndajnë jetën jo vetëm në art, por edhe në rritjen e një jete të re.

Urime Arta dhe Ardit epiteti prindër! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*