Ish-fermeri lë Shqipërinë? Publikon pamje nga aeroporti

Erand Sojli, aktori dhe producenti, i cili u bë edhe më i afërt me publikun në “Ferma Vip 2” si finalist, ka ndarë me ndjekësit e tij një video teksa shihet në aeroport.

Aktori shprehet në video se po largohet por për t’u rikthyer shumë shpejt.

Mesa duket, Erandi nuk po i ndahet më Shqipërisë. Menjëherë pas “Ferma Vip”, ai ka nisur me projekte të reja.

Erand Sojli u bë një figurë e dashur për publikun ku prej 3 muajsh qëndroi brenda “Ferma Vip”.

Aktori ka lënë Amerikën për të vijuar me projektet në Shqipëri, ndonëse nuk i dihet nëse do të rikthehet atje apo jo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*