Këngëtarja e njohur shqiptare surprizon prindërit me udhëtim në Umre

Këngëtarja e njohur Albina Burrniku ditë me parë ka surprizuar prindërit me një dhuratë tejet të veçantë.

Me rastin e ditëlindjes së babait ajo ka surprizuar atë dhe nënën e saj me një udhëtim drejt Umrës, shkruan “Kosovarja”.

“Me qenë së nuk kisha mundësi të realizoja një nga ëndërrta e tuja më të mëdha për në Haxh, për këtë ditëlindje ju kam rezervuar udhëtimin drejt Umres së bashku me Nenën” ishin disa nga fjalët e Albinës.

Kujtojmë se për besimtaret mysliman udhëtimi për në Umre është tejet i rëndësishëm.

@albinaburrniku1 62 vite jetë… 62 vite përkushtim, punë, sakrificë e heshtur, dhe një dashuri që nuk matet me asgjë. Babi im❤️… Ti je njeriu që gjithmonë ka dhënë gjithçka për të tjerët, e kurrë nuk ka kërkuar asgjë për vete. Prandaj këtë ditëlindje, nuk donim të të thonim vetëm “gëzuar”… Por të ta falnim një ëndërr që e ke mbajtur në zemër për vite të tëra. 🕋 Do të shkosh në Umre, babi. Dhe jo vetëm… Edhe nëna do të shkojë me ty. Falë dashurisë dhe kontributit të motrave tona – sepse të gjithë kemi dashur që kjo të mos ishte thjesht një dhuratë, por një bekim për shpirtin tënd. Ky është vetëm një falënderim i vogël për gjithçka që je për ne. Lutu për ne atje ku Zoti i dëgjon zemrat më afër. Të dua me gjithë shpirtin tim. #albinaburrniku #umre #meritaburrniku #hyrjetaburrniku #viraal ♬ original sound – Albina Burrniku

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*