Çfarë i bëri bashkë Genta Ismajlin dhe Luana Vjollcën?

Genta Ismajlit zbuloi se do rikthehet pas tre vitesh pauzë me një projekt të ri muzikor.

Surpriza më e madhe nuk është kjo, Genta po vjen në bashkëpunim me moderatoren, Luana Vjollca.

Të dyja artistet kanë ndarë të njëjtat foto nga sheshxhirimet e klipit të ri, me veshje sensuale.

Genta e shoqëroi postimin me mbishkrimin “Së shpejti”, ndërsa Luana zgjodhi një frazë intriguese: “Më shumë se secila femër”.

Data e publikimit nuk është bërë e ditur ende, por ajo që dihet nga tani është se do të jetë super projekt e do të shndrrohet në hit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*