Don Xhoni dhe Loredana, dashuri në ajër? Veprimi i vë ‘flakën’ Instagram-it

Një foto e nxjerrë nga Loredana teksa shijon pushimet ka bërë që vëmendja të drejtohet sërish me të madhe drejt saj.

Kjo, jo për foton në vetëvete por komentin që e ka pasuar atë.

Ka qenë hiç më pak se reperi Don Xhon ai i cili i ka lënë një zemër në koment Loredanës.

Kjo e fundit i ka kthyer me emoj-in e kurorës së mbretit, duke ndezur hamendësimet për raportin e tyre.

Në fakt, prej javësh përfliten si dyshe në kryeqytet. Zërat që kanë ardhur edhe në redaksinë e Prive By Liberta Spahiu kanë folur për një afërsi mes tyre, përtej komenteve në rrjete sociale.

A bëhet fjalë për miqësi, bashkëpunim për ndonjë projekt apo diçka më shumë? Është herët ta themi, megjithatë ku ka tym ka dhe zjarr! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*