
Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka braktisur përkohësisht Dubain dhe ka zgjedhur një tjetër destinacion luksoz për të pushuar.
Ajo ndodhet në Francë, në një zonë bregdetare tejet tërheqëse, ku duket se po shijon ditët e verës me shumë stil dhe elegancë.
Me postimet e saj në rrjete sociale, Arbenita ka ndarë pamje mahnitëse nga vendi ku po qëndron, duke treguar edhe njëherë shijen e saj për luksin dhe udhëtimet ekskluzive.
Pushimet e saj në Francë vijnë pas një periudhe aktive në Dubai, ku ajo jeton dhe punon prej kohësh, shkruan “Kosovarja”
Leave a Reply