Adri dhe Iliriana japin lajmin e shumëpritur

Pak ditë më parë, dyshja Adri dhe Iliriana sollën projektin e tyre më të ri muzikor, “Jasha Habibi” – një këngë me ritme të nxehta vere dhe ndikime orientale, që premtonte të bëhej hit sapo të dëgjohej.

Dhe kështu ndodhi.

Edhe pa u publikuar zyrtarisht në tërësi, fragmentet e para u shpërndanë në rrjete sociale dhe kënga filloi të dëgjohej masivisht.

Por, si për ironi të fatit – apo për “mësysh”, siç thotë fjala popullore – një problem teknik bëri që projekti të hiqej përkohësisht nga YouTube, duke e ndalur qasjen në platformën më të përdorur muzikore për afro një javë.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi suksesin. “Jasha Habibi” vazhdoi të dëgjohej kudo: në makina, klube, festa dhe rrjete sociale. Por sigurisht, përvoja nuk ishte e plotë pa mundësinë për ta ndjekur me videoklip në YouTube.

E më në fund, pritjes i erdhi fundi. Projekti është rikthyer i plotë në platformë dhe gati për t’u shijuar ashtu siç duhet.

Klikoni më poshtë për ta dëgjuar dhe parë të plotë “Jasha Habibi”!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*