Një shans për Arionin? Diana tregon si qëndron e vërteta

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Diana Tahiri në një intervistë tek emisionin “Shija e Anës” tregoi gjerë e gjatë për plantë dhe jetën e saj.

Mes tjerash nuk munguan edhe disa nga pyetjet ngacmuase si “A do ti kthehej ishit?”, por modelja e mohoi një rikthm te dytë më ish partnerin e saj, shkruan “Kosovarja”.

“Unë kur e marr një vendim edhe i qëndroj atij vendimi, për derisa ka ardh koha me u nda ka pas arsye dhe jeta ka gjera të tjera që unë i pres” ishin fjalët e Dianës.

Diana dhe Arioni nisën lidhjen e tyre brenda shtëpisë më të famshme në vend, ku krijuan një afeksion që tërhoqi vëmendjen e publikut. Megjithatë, romanca e tyre nuk i mbijetoi kohës jashtë shtëpisë, pasi vetëm disa javë pas përfundimit të spektaklit, ata vendosën t’i japin fund marrëdhënies.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*