
Pamela Shqezi ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka komentuar më shumë mbi disa nga ngjarjet më të fundit të ndodhura në showbiz, por duke u ndalur edhe te menaxhimi i famës së ish-banorëve të “Big Brother VIP 4”.
Si e komenton Pamela faktin që Egli, Gjesti, apo edhe ish-banorë të tjerë të BBV4, kanë fituar shumë pak ndjekës në rrjete sociale që pas daljes nga reality show?
Unë mendoj që vrulli më i madh i ndjekësve, është javën e parë pas daljes, ose në momentin që janë brenda. Nuk e di se çfarë ndodh, por është aq e vështirë që ti ta mbash atë magjinë që të jep BBV. Sepse BBV është sikur të vesh me atë magjinë dhe pastaj thjesht të zhvesh dhe ti del përballë publikut, por pastaj publiku nuk të sheh njësoj. Duhet të jesh shumë i talentuar ose shumë lart nga ana e komunikimit, që t’i mbash njerëzit të interesuar. Është bërë shumë problem t’i mbash njerëzit të interesuar, sepse po bëhen të famshëm njerëz nga TikTok e rrjete sociale, që nuk kanë asnjë lidhje me median, që kanë më shumë influencë dhe më shumë famë. Kështu që kë të ndjekësh më parë? Nuk di se kë të ndjekësh se ka shumë opsione. Por që magjia e BBV duhet shfrytëzuar për aq kohë sa është aty.
Për sa i përket Gjestit, unë nuk e kam maninë e numrave. Dhe në momentin që ti je i njohur, po bën atë që do, po bën koncert, po bën muzikë, çfarë rëndësie ka numri i ndjekësve. Mund të jetë një përcaktues, por Gjesti e tregoi që është një person i suksesshëm në dy formate televizive. Edhe nëse blen ndjekës, për mua është një lëvizje e ulët nga ana e tij. Pse duhet ta bëjë, pse duhet të blejë ndjekës kur ai dashurinë e merr në masë? Edhe nëse do të ketë njerëz që i bëjnë ‘unfollow’, le ta bëjnë. Kjo është fama në fund të ditës. Të shkosh të blesh ndjekës ndërkohë që po jeton momentin tënd më të mirë, më duket pak dëshpëruese si lëvizje.
Leave a Reply