Kush ishte e kush mungoj në festën e ditëlindjes së Loredanes?

Loredana Brati, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania, ka festuar ditëlindjen e saj në një atmosferë festive, e rrethuar nga miqtë e saj më të afërt dhe disa prej ish-banorëve të reality show-t që e bëri të njohur për publikun shqiptar.

Loredana shkëlqeu me një look elegant, ndërsa nuk munguan surprizat nga miqtë e saj, torta festive dhe momentet emocionuese që u ndanë në rrjete sociale.

Të pranishëm në festë ishin edhe disa nga emrat më të komentuar të edicionit të BBVIP, të cilët dëshmuan se lidhjet dhe miqësitë e krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri vazhdojnë edhe jashtë saj, shkruan “Kosovarja”.

Loredana, e njohur për energjinë dhe karizmën e saj, falënderoi të gjithë të ftuarit për praninë dhe dashurinë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*