Ledri Vula publikon një moment të ëmbël me vajzën e tij

Reperi i njohur Ledri Vula, ka ndarë së fundmi një video të veçantë me vajzën e tij, Poem Blu.

Në videon e publikuar Ledri tregoi se kaluan disa çaste të bukura si babë e bijë në një nga lokalet e vendit, ku nuk mungoi edhe ushqimi i preferuar i vajzës.

Ky moment prekës tregon anën e tij të ndjeshme dhe lidhjen e fortë që ka ndërtuar me vogëlushen që prej lindjes së saj.

Gjithashtu komentet e fansave nuk munguan, ku shumë prej tyre shprehën admirim për përkushtimin e Ledrit si baba dhe dashurinë që rrezatojnë të dy në çdo paraqitje së bashku.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*