
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Elton Tozaj, për të komentuar mbi ngjarjet në “Big Brother VIP 4”. Si i komenton ai disa nga situatat e fundit e ndodhura në shtëpi?
Kush fiton “Big Brother VIP 4” sipas teje?
Për të gjitha ngjyrat që i ka dhënë lojës, për të gjitha dinamikat, për zhurmat, të mirat, të këqijat, të bukurat, trishtimet, gëzimet, fiton Rozana Radi. Në një super duel fantastik midis Rozanës dhe Gjestit, dy super lojtarët e këtij edicioni.
Pse nuk fiton Gjesti sipas teje?
Gjesti ka çeduar disa herë. Ka çeduar si ai ka trajtuar Eglin. Gjesti ka çeduar kur ka kaluar murin. Gjesti ka çeduar kur ka kërcënuar produksionin me djegie me benzinë. Kjo është një gjë që nuk i jep shije të mirë publikut. Këto gjëra për mua, të bëjnë që ti si lojtar të çedosh. Për sa kohë që ti gabon, sidomos në metrat e fundit, ty të bën humbës. /TAR/
Leave a Reply