Nëna e Xhensila Myrtezajt merr gjithë vëmendjen teksa këndon në skenë së bashku me vajzën e saj

Xhensila Myrtezajn e kemi parë me qindra herë në skenë, por si këtë radhë asnjëherë! Këngëtarja ka marrë për herë të parë suprizën më të bukur, teksa ka qenë duke performuar.

Nëna e saj, ka vendosur që të “rrëmbejë” mikrofonin dhe të ngjitet në skenë për të kënduar së bashku me të bijën.

Nëpër rrjetet sociale një video po merr gjithë vëmendjen dhe tregon momentin kur dhe e ëma e Xhensila Myrtezajt i bashkohet skenës dhe këndon së bashku me Aurela Gaçen dhe të bijën.

Përveç të pranishmëve që e shijuan në maksimum këtë performancë të tre vajzave bukuroshe, edhe ndjekësit kanë “duartrokitur” dhe janë suprizuar nga zëri i mamit të Xhensilës.

@xhensila1113 Xhensila me mamin🥰#xhensilamyrtezaj0 #aurelagace #fyp #viral #xhensila ♬ original sound – xhensila111

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*