
Është publikuar së fundmi traileri i një ndër filmave të shumëpritur shqiptar në trojet shqiptare, “Everybody Calls Redjo” (Krejt e thirrin Rexhen) i regjisorit Ibër Deari, një film ky që trajton një temë mjaft interesante, shkruan Billbordi.com
Në rolet kryesore të këtij filmi shfaqen aktorët Afrim Muçaj, Adriana Matoshi, Ledion Mulaku ndërsa kasta e aktorëve që marrin pjesë janë edhe Adem Karaga, Mirsad Abazi, Adrian Aziri, Bujar Ahmeti, Sara Bajrami, Bereda Reshit, Labinot Raci, Daniela Markaj, Blerim Ismani, Muzafer Etemi, Nehat Memeti e Valon Nuhiu.
Përndryshe premiera absolute e filmit do të shfaqet me datë 23 Janar 2025 në Shkup, 30 Janar në Prishtinë dhe Tiranë në të gjitha kinematë Cineplexx./Billbordi.com/
Leave a Reply