Gjesti thyen çdo rekord të showbizit shqiptar: Mbi 110 mijë ndjekës për 24 orë!

Gjesti ka hyrë në histori si banori i parë që arrin të fitojë mbi 110 mijë ndjekës të rinj në Instagram brenda më pak se 24 orësh.

Ky rekord i jashtëzakonshëm erdhi pas hyrjes së tij në Big Brother VIP Albania, ku popullariteti i tij është rritur në nivele të paimagjinueshme.

Nga 150 mijë ndjekës që kishte para hyrjes, Gjesti tani numëron plot 267 mijë ndjekës, duke u bërë fenomeni më i madh i rrjeteve sociale në showbizin shqiptar.

Por rekordet e tij nuk mbarojnë këtu! Videoja ku Gjesti njofton hyrjen në BBVAL ka marrë mbi: 2 milion shikime, 83 mijë pëlqime, 11 mijë shpërndarje.

Gjesti po tregon se është jo vetëm një banor i preferuar, por edhe një ndikues i fuqishëm në rrjetet sociale, duke vendosur standarde të reja dhe duke bërë histori në skenën shqiptare!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*