Pas dasmës së mbajtur pak muaj më parë si lojë e Big Brother dhe pas dasmës së vërtetë që u mbajt në finale, Kiara ka zbuluar se ajo dhe Luizi do mbajnë edhe një dasmë të tretë ku do të mund të ftojnë më shumë veta.
Ish-banorja zbuloi se ka menduar që dasmën ta mbajë në shtator pasi i pëlqen si muaj.
Kiara tregoi gjithashtu se ka vendosur që dasma të mbahet në një hapësirë të madhe në mënyrë që të ftojë shumë veta që kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e dasmës.
Ajo shtoi gjithashtu se të gjithë ish-banorët do jenë të ftuar pasi nuk mban inate me asnjërin.